Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzës

Data e Publikimit 27.10.2021

Dita e Vajzës është lëvizje globale që njihet nga Kombet e Bashkuara nga 2012-ta dhe mbahet çdo vit më 11 tetor. Kjo nismë rrit ndërgjegjësimin për të drejtat e vajzave, edukimin e tyre si dhe sfidat me të cilat përballen ato.

Këtë vit në Kosovë, Fondacioni IPKO më përkrahje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Programit të USAID-it, “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” dhe Shkollës Digjitale, mblodhën 50 adoleshentë nga e gjithë Kosova në një punëtori virtuale 2-ditore me temën “Inteligjenca Artificiale dhe Mësimi i Makinerisë”.

Punëtoria u shënuan sipas temës ndërkombëtare “Gjenerata digjitale, Gjenerata jonë”, duke nxjerrë në pah sfidat unike të qasjes së vajzave adoleshente në teknologji dhe duke e lidhur atë me gjendjen që ka krijuar pandemia COVID-19. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pandemia e ka rritur nevojën për përdorim të platformave digjitale për mësim sidomos tek vajzat.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit e moshave 13-19 vjeç, vajza dhe djem, u ndanë nëpër grupe të ndryshme, të cilët u mentoruan dhe praktikuan gjuhë programuese “Scratch” dhe mësimin e makinerisë. Pjesëmarrësit po ashtu patën mundësinë të dëgjojnë fjalimin inspirues të Zana Buçincës, studente e doktoratës për Intelegjencë Artificiale në Universitetin e Hardvard-it, e cila ndau rrëfimin e saj të suksesit për t’i motivuar vajzat që të ndjekin ëndërrat e tyre dhe të luftojnë paragjykimet apo barrierat në të cilat mund të hasin.

Zanai i ndau këto pesë këshilla me pjesëmarrësit:
1. Dream BIG – ëndërro për gjëra të mëdha;
2. Përkushtojuni qëllimeve;
3. Ndërto vetëbesimin;
4. Gjej perspektiva tjera – Duke jetuar me persona të ndryshëm, ju fitoni një forcë që të dilni nga korniza e kulturës tuaj, jeni më mendjehapur dhe zgjidhni se cilat janë vlerat që juve ju interesojnë.
5. Lexo, lexo, lexo – Pavarësisht sukseve në fushën që përfaqësoni, duhet gjithmonë që të lexoni edhe për fusha tjera, të cilat ju ndihmojnë të hapni mendjen dhe perspektivat. Dëgjoni fjalimin e plotë nga Zana Këtu.



*** Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.